Ashpërsimi i masave në Itali, mjeku shqiptar: Varianti britanik ka infektuar shumicën e të rinjve në Lombardi

Shqipëria

Ashpërsimi i masave në Itali, mjeku shqiptar: Varianti britanik ka infektuar shumicën e të rinjve në Lombardi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Në Itali ditët në vijim priten që të shtohen masat anti-COVID në 3 nga 20 rajonet e vendit, pasi autoritetet shëndetësore paralajmëruan përhapjen në rritje të mutacioneve të reja.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku i emergjencës territoriale në spitalin e NoverësTaned Denaj tha se niveli i infektimit po rritet në të gjithë Italinë, dhe se e vetmja zonë e bardhë është ishulli Sardenja.

“Varianti britanik ka kapur shumicën e të rinjve në zonën e Lombardisë, prandaj është vendosur të mbyllen edhe shkollat. Është preokupimi me të cilën ne po përballemi në këto ditë, në zonat e Peruxhias edhe Lombardisë ka një përqindje shumë të lartë të varianti anglez”, - tha z. Denaj.

Mjeku i emergjencës tregoi se kryeministri Draghi ka ndaluar rreptësisht eksportimin jashtë Evrope të vaksinave të veta, sepse sipas tij po bëjnë një koalicion evropian që po mendon për veten e tyre në radhë të parë para se vaksinat të dërgohen në vendet e tjera.

Qeveria italiane bllokoi dje eksportin e një dërgese me vaksina anti-covid drejt Australisë nga AstraZeneca. Vendimi ka të bëjë me 250,000 doza të vaksinës të prodhuara nga impianti i AstraZeneca në Itali.

Lajmi vjen në një kohë replikash mes zyrtarëve të BE dhe kompanisë prodhuese, e cila ende nuk ka arritur të prodhojë masën e kërkuar nga shtetet anëtare.

Sipas skemës evropiane të vaksinave, të caktuar prej qershorit të shkuar, unioni ka negociuar blerjen e vaksinave për llogari të te gjitha vendeve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat