Qëllohet me armë një person, në makinë kishte gruan shtatzënë, largohen autorët

Shqipëria

Qëllohet me armë një person, në makinë kishte gruan shtatzënë, largohen autorët

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është qëlluar me armë pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. 

Pasi kanë qëlluar një herë drejt objektivit të tyre, autorët janë larguar në këmbë në drejtim të paditur. 

I riu drejt të cilit u qëllua ishte brenda automjetit të tij Mercedes Benz ML me targën AA 999 BO.

Gazeta Shqip mëson se në momentin që u qëllua në makinë bashkë me të ishte dhe një grua shtatzënë. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje duke rrethuar zonën dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat