Bino sqaron si proçedohet me ata që nuk duan të vaksinohen dhe komenton kandidaturën e Çomos

Shqipëria

Bino sqaron si proçedohet me ata që nuk duan të vaksinohen dhe komenton kandidaturën e Çomos

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:43
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino këtë të shtunë ka qenë në Gjirokastër ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve mbi 90 vjeç.

Bino është shprehur se vaksina nuk është e detyrueshme dhe se ato që nuk duan ta bëjnë, por do të duhet të plotësojnë dhe një formular vetëdeklarimi.

“Procesi po vijon normalisht  në Gjirokastër si në të gjithë bashkitë e tjera. Prefektura e Gjirokastër fillimisht ka nisur me shtëpinë e të moshuarve dhe tashmë vijon vaksinimin me të moshuarit mbi 90 vjeç për të nisur më pas me ato mbi 80 vjeç. Ai person që nuk dëshiron që të vaksinohet do të plotësojë formularin se pse nuk e dëshiron një gjë të tillë. Vaksina nuk është e detyrueshme, por duhet të vetë deklarohen pse nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë. Personeli mjekësor është grupi primar për shkak se nuk ka rrezikshmëri vetëm për veten por është rrezik dhe për të tjerët”, ka thënë Bino.

Ndërkohë në lidhje me radhët e krijuara në qendrat e vaksinimit, Bino është shprehur se ka të bëjë me organizimin lokal të mjekëve të familjes.

Ndërkkaq e pyetur në lidhje me kandidimin e doktorësh Najada Çomos në radhët e Partisë Socialiste, Bino është shprehur se është e lumtur me punën që bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat