“Martesë e pagëzuar nga deti”/ Rama nga Brindizi: 7 marsi mësim solidariteti, (ndoshta dhe muze), politika mos të ketë frikë nga varkat

Shqipëria

“Martesë e pagëzuar nga deti”/ Rama nga Brindizi: 7 marsi mësim solidariteti, (ndoshta dhe muze), politika mos të ketë frikë nga varkat

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në Brindizi aty ku në 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë dhe sot, siç tha ai 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike.

Rama tha se në nder të kësaj dite mund të ngrihet një muze përkujtimor, ndërsa tha se politika nuk dihet të ketë frikë nga varkat.

Ndërkohë që propozoi që në këtë datë të zhvillohet një vizitë e detyrueshme e qeverisë shqiptare në Brindizi për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që historia të harrohet.

Kryetari i bashkisë: Eksodi i shqiptarëve ka përfaqësuar një nga momentet më të rëndësishme për Brindizin. 1001 historitë juanë pjesë e një historie më të madhe. Ato ngjarje vunë në lëvizje një popull nga një breg në tjetrin në kërkim të shpresës, ushqimit,
Ju këtu sot përfaqësoni dy popuj që atë ditë u takuan dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Shqipëria është gati të hyjë në Europë.

Rama: Faleminderit të gjithëve që jeni këtu dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme, edhe kryetarit të bashkisë që mori masa që është diell sot, në këtë ditë të rëndësishme. Ajo që ndodhi atë ditë dhe reagimi i komunitetit të Brindizit shpreh një shembull për të gjithë. Është dashuria ndaj të tjerëve…

Ta kthejmë një datë, për një vizitë të detyrueshme, për të shprehur mirënjohjen dhe për mos të lënë që kjo histori të harrohet. Nëse fëmijët nuk mbajnë mend çfarë kanë bërë prindërit e tyre rrezikojnë të gabojnë. Brindizi në atë 7 mars është bërë një nga mësuesit e mëdhenj të solidaritetit dhe humanizmit të vërtetë, jo të atyre predikimeve të bukura që mbarojnë sa fiken kamerat.

Shpresoj që bashkësia e Brindizit do të na japë mundësinë të kem një shtëpi të vogël, të bëjmë një muze për nder të kësaj historie që ta shohin ata që banojnë në qytet dhe vizitorët.

Shqiptarët mbërritën atë ditë, të uritur për uri dhe për bukë. Më pas ishin të uritur për dokumente që të ishin të lirë. Antena sud ishte një nga dritaret , kinemaja jonë, momenti ynë të ndiheshim pjesë e botës, atëherë kur kishim sinjal normalisht kur kishim kohë të bukur.

Erdhëm këtu, realiteti ishte ndryshe së çfarë kishim parë nga rai e mediaset, Italia është edhe më e bukur. Sot jemi të lumtur që jemi qytetarë me të drejta të plota apo të kemi italianë në Shqipëri.

Shpresojmë që të bëjmë edhe më shumë së bashku. Kjo martesë që është pagëzuar nga deti në 7 mars të 30 viteve më parë do jetë një martesë e lumtur në përjetësi.
Dua ta përfundoj me një personash që ne s’do ta harrojmë kurrë, kryetarin e bashkisë, që duhet të punësohet nga qeveria , për leksione se si duhet bërë politikë, e mos të kenë frikë nga varkat, ato nuk sjellin fundin e botës por mundësinë për tu hapur.

Rama: Duam ta bëjmë ditën e 7 marsit një ditë përkujtimore, reflektimesh pa bezdisur këtu, duam që autoritet shqiptare çdo 7 mars të bëjnë këtë, të falenderojnë dhe të komunikojmë , po muzeun ndoshta do gjejmë hapësirën të duhur, jo ndonjë gjë kolosale, për nder të qytetarëve brindizinë , do ishte pika ku fëmijët do mund të informohen , të shohin se cfarë kanë bërë prindërit e tyre.
kjo është histori e njerëzimit.

Kujtim personal. Nuk ka asnjë, por ajo që e bënë të bukur është ajo se çfarë bën qytetarët e Brindizit, por dhe ata shqiptarë duke u shndërruar në qytetarët evropiane, Janë pamje dhimbje, vuajtje, por tashmë janë fillimi i një filmi me përfundim të bukur.

Mesazhi. Unë dua të them faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë këtu atë ditë dhe u hapën derën të dëshpëruarve që pushtuan këtë qytet.
Politika nuk duhet të jetë e prirur , nuk duhet të rritet me frikën e njerëzve, sepse njerëzit duhet të shohin politikën, por jo urrejtjen dhe frikën.

Kujtojmë se në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në portin më të madh të Shqipërisë. Duke sjellë në vëmendje shifrat e asaj kohe, vetëm në javën e parë të marsit të 91-shit, në portin e Brindisit janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të madh të qytetarëve nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat