30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Basha: Keqqeverisja na mban larg Europës, ne do shërojmë plagën

Shqipëria

30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Basha: Keqqeverisja na mban larg Europës, ne do shërojmë plagën

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:34
Lulzim Basha

Në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale. Basha shkruan se ky eksod shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

Ai shton se sot 30 vite më pas, shqiptarët po ikin masivisht për shkak të keqqeverisjes që po na mban larg Europës. Ai shton se partia e tij do ta shërojë këtë plagë.

“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat