Vit i vështirë, delfini i pestë i ngordhur për këtë vit

Shqipëria

Vit i vështirë, delfini i pestë i ngordhur për këtë vit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:46
Delfini i ngodhur

Në bregdetin e zonës së njohur si Përroi i Agait ku ndahet plazhi i Durrësit me atë të Golemit Kavajë, ka dalë përsëri një delfin i ngordhur.

Ky fillim viti ka qenë një periudhë e vështirë  për delfinët pasi duke filluar nga 14 shkurti, pas një kohe të keqe në bregdetin e Gjirit te Lalzit, janë konstatuar rreth 5 delfinë të ngordhur, sikurse kanë pohuar banorët.

Ndersa këtë javë një tjetër delfin u konstatua i ngordhur po në Gjirin e Lalëzit. Videon e këtij delfini me kokë të prerë e transmetuam eksluzivisht në Ora News.

Nuk dihen shkaqet e kesaj ngordhjeje thuajse masive te tyre. 

Dyshimet janë se mund të jetë shkak gjuetia me lëndë plasëse por nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjë anije të ketë hedhur ndonjë enë me kimikate diku në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat