‘Tallja s'ka fund’/ Zhupa: Flet për eksodin, njeriu që shkaktoi emigrimin e dytë më masiv në 30 vite

Shqipëria

‘Tallja s'ka fund’/ Zhupa: Flet për eksodin, njeriu që shkaktoi emigrimin e dytë më masiv në 30 vite

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:47
Edi Rama dhe Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Brindizi, në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve për në Itali.

‘Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund!’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund!

Nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin.

Sot duhet të reflektojmë dhe te bashkohemi që të largojme të keqen e madhe!

Mos të largohen shqiptarët nga vendi i tyre por të largojmë Edi Ramën! 

Më 25 prill, Lulzim Basha i kthen Shqipërinë shqiptarëve! Rama humbet dhe Shqipëria Fiton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat