E braktisur nga qeveria, Bardhi nga Funara: Asgjë më pak se Zvicra! Pas 25 prillit një destinacion për bum turistik

Shqipëria

E braktisur nga qeveria, Bardhi nga Funara: Asgjë më pak se Zvicra! Pas 25 prillit një destinacion për bum turistik

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në pikën turistike të Funarës, ku ka premtuar se pas 25 prillit, zona do të kthehet në një destinacion për bum turistik.

‘Asgjë më pak se Zvicra prej natyrës, por e braktisur totalisht nga qeveria’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Asgjë më pak se Zvicra prej natyrës, por e braktisur totalisht nga qeveria.

Ne do ta kthejmë Funarën në destinacion turistik që do t'i shërbejë banorëve të kësaj zone të Elbasanit, duke rritur ekonominë e tyre.

Pas 25 Prillit, nuk do të jetë më një bukuri e ndaluar, për shkak të mungesës së rrugës dhe investimeve, por një destinacion për bum turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat