21 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri. Viktima më e re në moshë është një 22 vjeçar.
Në ndërkohë, janë konfirmuar 777 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 3308 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime kundër COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Statistika (6 Mars 2021)
Raste të reja ditore 777
Të shëruar në 24 orë 742
Të shtruar në spitale 639
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3308
Testime totale 485,764
Raste pozitive 112,078
Raste të shëruara 74,352
Raste Aktive 35,808
Humbje jete 1,918
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23411
Fier 2565
Vlorë 1757
Durrës 1653
Shkodër 1372
Gjirokastër 1198
Korçë 922
Elbasan 800
Lezhë 771
Berat 663
Dibër 362
Kukës 334