Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Shqipëria

Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:38
Ilir Kalemaj

Partia Socialiste por surprizon në këto zgjedhje me largime dhe prurje të reja. Por pedagogu dhe politologu, Ilir Kalemaj, thotë se në gjithë këto lëvizje nuk ka një logjikë dhe konsistencë.

Ndërsa largimet kanë si kryefjalë të tyre hapjen e rrugës për të rinjtë, Kalemaj thotë se hyrjet e reja nuk e justifikojnë, aq më tepër që nuk kuptohet kriteri i ndjekur pasi me këtë logjikë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi që ka 30 vjet në politikë aktive nuk do të duhej të ishte më.

Kalemaj: Problemi është se nuk ka program si në 2017. Kryeministri ka vendosur kësaj radhe të fokusohet te imazhi, “One Man Show”, duke prodhuar kasetën e gatshme për të na bindur se kapiteni është në gjendje të drejtojë makinën edhe katër vite të tjera pavarësisht se cili pasagjer është në të.

Një ditë ai tha se dha dorëheqjen zonja Hysi, nuk e dha dot vetë ajo dhe e dha kryeministri për të, për ti hapur rrugë kalamajve. Ditën tjetër propozon një profesoreshë të nderuar 80 vjeçe si pruruje të re në PS, megjithë respektin për profesionin në fjalë apo ekspertizën e zonjës.

Pas Hysit u tërhoq Besnik Baraj që kishte vetëm dy mandate në parlament.Tani ky rregull është për disa dhe nuk është për të tjerë? Sipas këtij rregulli edhe Gramoz Ruçi që ka 30 vjet në politikë, është mjaft më i vjetër. Nuk ka një konsistencë. Sot po lexoja edhe për zonjën Kodheli që nuk mund të jetë, e promovuar nga zoti Rama. Kush është kriteri që matet performanca?

I pyetur se cili do të jetë roli i figurave të reja, Kalemaj thotë për Ora News se janë më shumë për dekor, njësoj si kuotat gjinore për gratë.

Kalemaj: Rama mund të marrë dhe Ismail Kadararenë, edhe Anjshtajnin po të ishte gjallë në qeveri dhe mund të mos ketë asnjë rol, vetëm dekorativ. Është i njëjti problem si me gratë, një pjesë e mirë e tyre janë futur për dekoracion. Vetë gratë thonë që pesha e tyre specifike është pothuasje zero.Të vetmit deputetë që kanë ardhur jashtë politikës dhe që kanë lënë gjurmë, kanë qenë nga gazetaria, radha është e gjatë për ta përmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat