Jorida Tabaku uron mësuesit për festën e 7 marsit : Për një komb, dija dhe arsimi janë jetike

Shqipëria

Jorida Tabaku uron mësuesit për festën e 7 marsit : Për një komb, dija dhe arsimi janë jetike

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:21
Jorida Tabaku

Me rastin e festës së 7 marsit, Jorida Tabaku ka uruar të gjithë mësuesit shqiptar.

Në një video të pulikuar në llogarinë e saj në Facebook, Tabaku është shprehur kjo ditë ka qënë gjithmonë ditë gëzimi për shkak të lidhjes që familja e saj ka pasur me shkollën.

Gjithashtu Tabaku ka folur dhe për rëndësinë që arsimi ka për një komb, por që në këto 8 vite Shqipëria ka vuajtur përçmimin e dijes.

Postimi i plotë:

Në kujtesën time 7 marsi ka qënë gjithnjë ditë gëzimi për shkak të lidhjes që familja ka pasur me shkollën. Gjyshërit e mi kanë qënë arsimtarë. Prandaj mësimdhënia ka qënë një gur themeli për ne. Jo rastësisht dhe pas përfundimit të studimeve të mia unë e nisa pikërisht duke dhënë mësim. Për një komb, dija dhe arsimi janë jetike. Unë e di që Shqipëria në këto 8 vite ka vuajtur përçmimin e dijes dhe atyre që e japin atë.

Arsimi është trajtuar si një magazinë ku futen militantë që abuzojnë me detyrën e shenjtë të mësimdhënies dhe njëkohësisht mësuesit detyrohen të përfshihen në protokollet e politikës në pusthet. Buxheti i arsimit është i ulët ndërsa ende sot pagat e mësuesve trajtohen si peng elektoral. Unë jam e bindur që të gjithë ne nuk e duam këtë përçmim të dijes dhe këtë përçmim që i ka ndodhur sot arsimit. Prandaj së bashku do ta ndryshojmë në 25 prill. Dështimin e turpshëm të këtyre viteve do ta hedhim pas për të parë nga e ardhmja dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Në këtë ditë të bukur do të dua të uroj të gjithë mësuesit që edhe mes këtyre kohëve të pandemisë kanë sakrifikuar për dijen më shumë se sa qeveria shpenzon për to.

Qendroni të fortë sepse ditë më të mira do të vijnë. Për ju!Për arsimin! Për një Shqipëri që fiton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat