Kryemadhi uron arsimtarët për 7 Marsin: Na mësuan të mbetemi nxënës përjetë

Shqipëria

Kryemadhi uron arsimtarët për 7 Marsin: Na mësuan të mbetemi nxënës përjetë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:54
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit, tha se ata janë misionarët e të mirës.

Duke theksuar se përulet përpara mësuesve të saj, Kryemadhi shprehet se mësuesit na “mësuan të mbetemi me nxënës përjetë”.

Reagimi i plotë:

Mbetemi gjithmonë nxënës…!

Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta.

I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat