Tabaku: Fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë

Shqipëria

Tabaku: Fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:04
Jorida Tabaku

Pas 8 vjetësh nën qeverinë e Edi Ramës, arsimi, që përbën themelin e shtetndërtimit të një vendi, është në ditët e tij më të zeza. Të rinj që braktisin përditë shkollën, të diplomuar të papërgatitur për tregun e punës, mësues që nuk kanë infrastrukturën e duhur për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Në një takim me arsimtarë, në vigjilje të 7 marsit, ish –deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u njoh me problemet reale që ka arsimi sot. Tabaku tha se kjo është pasojë e indiferencës që ka treguar Edi Rama ndaj këtij sektori, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë. “Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe anaflabetizmi vetëm rritet sic tregojnë të dhënat e UNDP”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se “mungesa e investimeve është baza e problemeve në arsim.

Arsimtarët treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të ardhme për të diplomuarit që duan të bëhen mësues, pasi ai shërben vetëm si platformë për të kamufluar punësimin e militantëve.

BISEDA

J: Pse sot arsimi është duke dështuar? Është pikërisht financimi. Ti si familje ia ke hequr gjithçka vetes dhe je fokusuar tek arsimi. Ndërkohë që këtë nuk e ka bërë shteti, nuk ka ruajtur diçka që ta shpenzonte për arsimin.

M1: Ne nxjerrim studentë të cilët e mësojnë profesionin pasi e fillojnë punën. Nuk nxjerrim studentë të aftë në treg dhe prandaj rajoni nuk na e pranon shkollimin tonë sepse ne nuk i rrisim fëmijët.

J: Unë mendoj që investimi në arsim është investimi dhe në familje dhe në rini; është e pamundur që ne të kemi edhe rininë që punon më shumë edhe mësuesin me trajtim dinjitoz sepse në fund të ditës…

M2: Unë nuk e kuptoj që ti më kërkon mësim online kur nuk më jep një Lap Top dhe kur nuk më jep internet. Çfarë mat ti kur thua mësim online, internetin tim që nuk kam as para për ta blerë apo paguar?

J: Nuk ka fare infrastrukturë?

M2: Përderisa shkon e bën mësim në shtëpi atëherë çfarë?! Çfarë?!

J: Ne shohim nga arsimi dhe diskutojmë pjesën e financimit. Po mendoja sa gjëra mund të bëhen me dëshirën dhe me vullnetin politik. Që vullneti politik të ekzistojë duhet të ketë një filzofi që e mbështet arsimin, duhet të promovosh ato që janë më të arsimuar duhet të mbështesësh ato që janë më të arsimuar, duhet të japësh shembull me ato që janë më të arsimuar. Se kur shikon ministra e deputetë që janë pa shkollë e të pa investuar në arsim, çfarë shembulli marrin nxënësit? Arsimi në fakt, apo pak më mirë pandemia, tregoi se si ka dështuar arsimi. Pasi po jepni disa shembuj se si ka dështuar infrastruktura tani, po ka dështuar shëndetësia ka dështuar çdo sektor. Por të dështojë arsimi, është fatkeqësi.

M3: Një mësuese me master shkencor tek Albanologjia, një mësuese që di të japë e drejtojë kudo, një vajzë që pret të bëhet mësuese që nuk kanë asnjë lloj të ardhme tek ai portali që sot vendosen militantët të parët. Kur na dolën kaq të parët? Këta mësues apo këta mjek që po dalin tani prej nesh dolën. Kështu që arsimi është drejt degradimit.

M1: realisht, nuk kam mësuar gjë për profesionin. Unë kam mësuar për mësimdhënien ditën e parë që kam shkuar në punë. Pasi deri atë ditë nuk kisha mësuar asgjë nga fakulteti se si do të procedoja.

J: Kjo është fatkeqësia. Që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë.  Por që të kesh një normë kaq të lartë do të thotë që mos ta duash fare arsimin. Norma e analfabetizmit është rritur sipas UNDP, pra janë një sërë treguesish që janë rritur që tregojnë për këto politika

J: Kjo është ngjyrë e bardhë për shpresën. Ju thashë që unë e kam nisur angazhimin tim si pedagoge, që është pak a shumë një mësuese dhe unë si juve kam mësuar në punë dhe nuk më ka mësuar askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat