Bilanci tragjik i aksidenteve, 41 të vdekur për dy muaj, ekspertët ‘fajësojnë’ shpejtësinë

Shqipëria

Bilanci tragjik i aksidenteve, 41 të vdekur për dy muaj, ekspertët ‘fajësojnë’ shpejtësinë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Vrasjet rrugorë po shkaktojnë viktima të shumta në Shqipëri, duke konkurruar edhe me pandeminë. Vetëm në 6 ditët e para të muajit mars janë shënuar 9 viktima dhe 17 të plagosur . Ndërsa ne total për këtë vit kanë humbur jetën 41 persona dhe janë plagosur 287 të tjerë. 

Shpejtësia vijon të jetë shkaktari kryesor i aksidenteve me pasojë vdekjen të ndodhura së fundmi në vendin tonë.

Kjo mendohet të jete edhe shkaku i aksidentit të fundit të ndodhur në Rrogozhinë ku humbën jetën dy bashkëshortët Bajram e Merushe Koni oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mhilli ndërsa mbeti i plagosur një fëmijë 10 vjeçar.

Policia rrugore ka arrestuar 37-vjeçarin Endri Lila, duke e konsideruar atë si shkaktar të kësaj ngjarje tragjike. Sipas të dhënave të grumbulluara nga ekspertizat paraprake , dyshohet se shkak për aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar, shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Ky është aksidenti i dytë tragjik, pasi të premten humbën jetën edhe dy vëllezërit Belul dhe Ismail Sulaj si dhe kushëriri i tyre Dashamir Dema. Për aksidentin e rëndë u arrestua drejtuesi i mjetit Zija Murati, i cili pritet të dalë të hënën para gjykatës për masë sigurie.

Mësohet se Murati i është nënshtruar testit të alkoolit, por rezultoi që nuk kishte konsumuar alkool në momentin që po drejtonte makinën. Grupi hetimor ka kërkuar që 29 vjeçarit t’i kryhen analiza toksikologjike për të provuar nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu ekspertët nuk kanë konstatuar shenja frenimi në vendin e ngjarjes . Kjo gjë ka hedhur dyshime se makina tip “Opel Meriva”, mund të ketë pësuar defekt dhe drejtuesi i automjetit mund të ketë humbur kontrollin pasi mjeti ka qenë me shpejtësia të lartë .

Vetëm në 6 ditët e para të muajit mars janë shënuar 9 viktima dhe 17 të plagosur. Ndërsa në total për dy muajt e parë të vitit janë shënuar 248 aksidente ku humbën jetën 41 persona si dhe u plagosën 287 te tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat