Fotoja me Naçon/ Deputeti shpërthen te Whatsapp-i i PS-së ndaj Ramës e Veliajt: Po na zëvendësoni me LSI-në!

Shqipëria

Fotoja me Naçon/ Deputeti shpërthen te Whatsapp-i i PS-së ndaj Ramës e Veliajt: Po na zëvendësoni me LSI-në!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:48
Deputeti shpërthen te Whatsapp-i i PS-së

Afrimet e reja në PS, sidomos nga kampi i LSI-së, duket se ka shkaktuar pakënaqësi brenda Partisë Socialiste.

Duke parë të ardhurit nga LSI, Lefter Koka, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica që duket se po vlerësohen më shumë se deputetët aktualë të Partisë Socialiste, kanë filluar të ngrenë zërin e tyre.

Ka qenë deputeti i PS-së, Adnor Shameti ai që ka reaguar në një grup chati të PS-së për këtë çështje.

Sipas mesazhe të siguruara nga Dosja.al, Shameti  në grupin e Whatsapp- it ku janë edhe deputetët, edhe kryetarët e bashkive, edhe drejtuesit e PS, edhe vetë Edi Rama, ka hehdur foton e Veliajt me lajmin e Dosja.al për postimin e Veliajt.  

Shamti shkruan se Nasip Naço, që e ka PS, vetëm partine e katërt ku aderon, pas qenies sekretar organizate në PPSH në Fakultetin juridik, apo aderimit në LSI.

Teksti i mesazhit të Adnor Shametit në grupin e Whatsappit:

Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne këmbë per te disaten here).

Janë disa deputetë socialistë që kanë dhënë dorëhqjen me justifikimin për t’iu hapur rrugën të rinjve, por deri më tani në PS janë afruar ose figura nga LSI-ja ose figura jo të reja në moshë së paku, si Najada Çomo dhe Luljeta Bozdo.  

Pas këtij mesazhi të Shametit nuk ka patur asnjë koment nga Veliaj, Klosi aspo Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat