Kushi: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por i mësuesit është në majën e piramidës së profesioneve më fisnike

Shqipëria

Kushi: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por i mësuesit është në majën e piramidës së profesioneve më fisnike

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:13
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ftoi në një takim të kombinuar, online dhe fizik, rreth 250 mësues me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsin.

Në fjalën e saj, Ministrja Kushi shprehu keqardhjen që ky takim nuk mund organizohej ndryshe veç se me pjesëmarrje online. Ajo u shpreh se do të donte që të ishin ballë për ballë, ku të gjithë të mund të shprehnin urimet ballë për ballë, e të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit.

“Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që teknologjia na e bën të mundur që ne të jemi me mbi 200 mësues në këtë takim virtual nga të katër anët e vendit” – u shpreh ajo.

“Nuk e shpreh dot me fjalë se sa e privilegjuar ndjehem që jam pjesë e juaja. Është e vështirë që ne të krahasojmë profesionet, por nëse do ta bënim, unë jam e bindur që profesioni i mësuesit do të ishte në majën e piramidës së gjithë profesioneve më fisnike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat