Sarandë, shembet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët e Butrintit, plagosen disa persona

Shqipëria

Sarandë, shembet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët e Butrintit, plagosen disa persona

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:11
Sarandë

Butrinti fitoi sot kundër Labërisë me rezultatin e pastër 2-0, çka gëzoi tifozët sarandiotë. Vendimi i tifozëve të Butrintit për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre nga tarracat e disa shtëpive të vjetra mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Kjo ide nuk ka qenë fort e mirë, pasi tarraca e një objekti ku ata po qëndronin është shembur dhe tifozët kanë rënë poshtë.

Ndeshja po transmetohej DIREKT në rrjetet sociale dhe gjithçka është filmuar.

Fatmirësisht dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pa rrezik për jetën, por paniku në ato momente ka qenë i madh, pasi siç duket edhe në video, janë një numër i madh tifozësh që bien nga ndërtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat