Çfarë pritet nga moti sot, më 8 mars 2021?

Shqipëria

Çfarë pritet nga moti sot, më 8 mars 2021?

Më: 8 mars 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik me qëndër në Europën Veri-lindore duke na ifluencuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E hënë, 8 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat:

Zona malore 2/12

Zona e ulët 4/16

Zona bregdetare 6/16 gradë Celcius.

Kosova, e hënë, dt 8 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të pakta shiu .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.

E martë, 9 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje të shiu me intesitet të lartë në zonën veri-perëndimore . Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 3/11

Zona e ulët 5/15

Zona bregdetare 8/16 gradë Celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat