Zgjedhjet e 25 prillit, sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit, sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 07:47
Zgjedhjet e 25 prillit, sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sot është fati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç është përcaktuar dhe nga KQZ-ja, afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat