Shkrumbohen 4 shtëpi në lagjen Muzakaj të Beratit, nuk dihet nëse ka viktima

Shqipëria

Shkrumbohen 4 shtëpi në lagjen Muzakaj të Beratit, nuk dihet nëse ka viktima

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:16
Berat

Katër shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit.

Mësohet se zjarri ka nisur në njërën prej shtëpive në pronësi të J.V., ku si pasojë flakët janë përhapur në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit.

“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat