Parashikimi i motit, java nis me vranësira, priten kthjellime nga e enjtja

Shqipëria

Parashikimi i motit, java nis me vranësira, priten kthjellime nga e enjtja

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:36
Lajda Porja

Kjo javë nuk ka nisur aq e qëndrueshme sa një javë më parë ku u duk sikur përjetuam një pranverë.

Drejtuese e zyrës operacionale pranë Meteoalb, Lajda Porja tha për Euronews Albania se reshjet e shirave pritet që të nisin fillimisht në zonat veriore dhe më pas të mbulojnë dhe ato qendrore.

“Shirat do të jenë në sasi të pakët dhe do të kemi herë pas here intervale me kthjellime,” – u shpreh Porja.

Sipas saj do të jetë dita e martë ajo që do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje në të gjithë territorin.

“E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë pothuajse në kushte të paqëndrueshme, me një mot të vrenjtur, me reshje shiu, herë pas here dhe rrebeshe. Në zonat e thella malore do të shfaqen dhe reshjet e pakta të dëborës,” – tha meteorologia teksa theksoi se pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike që nga dita e enjte dhe deri në fundjavë.

Vlerat termike pritet të jenë të ulëta ndërkohë që nga e enjtja e deri të shtunën do të kemi një përjetim përsëri të pranverës me rritje të lehtë të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat