“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”, Rama uron 8 Marsin

Shqipëria

“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”, Rama uron 8 Marsin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e këtij 8 Marsi, me një urim special për të gjitha vajzat dhe gratë.

Shefi i qeverisë përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, uron të gjithë gratë dhe vajzat.

“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”, thuhet në postimin e kryeministrit

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat