“Gratë po shpëtojnë botën, ti je një prej tyre” ministrja uron 8 marsin me fotot e bluzave të bardha

Shqipëria

“Gratë po shpëtojnë botën, ti je një prej tyre” ministrja uron 8 marsin me fotot e bluzave të bardha

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:48
Ilustrim

Teksa mbushim thuajse një vit që nga ndërmarrja e masave të para anticovid, lufta më e madhe është ajo e bluzave të bardha.

Me rastin e 8 marsit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar gratë për festën e tyre pikërisht me foto të disa prej mjekeve dhe infermiereve që kanë qenë në krye të detyrës kundër Covid-19.

““Gratë po shpëtojnë botën, ti je një prej tyre”, ka qenë shprehja që ka përdorur Manastirliu për të shprehur mirënjohjen për 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë.

Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor.

Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë.

Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat