Flasin familjarët e viktimave në Berat: Na morën në 12 të natës, na thanë ka rënë zjarr

Shqipëria

Flasin familjarët e viktimave në Berat: Na morën në 12 të natës, na thanë ka rënë zjarr

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjarët e dy viktimave në Berat nga zjarri kanë treguar detaje nga tragjedia. Ata rrëfyen për mediat se janë njoftuar në mes të natës se shtëpia e Jovan Vangjelit është përfshirë nga flakët.

Ata kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por zjarri ishte masiv. Sipas tyre, zjarri mund të ketë rënë nga një rezistencë.

“Na morën në orën 12 të natës dhe më thanë që ka rënë zjarr tek Jovani. Jovani ka lindur në 1960, ndërsa Mateo në 1985. Në orën 1 pa 10 ne erdhëm dhe e gjetëm të gjithë në flakë, dyshohet se ka qenë edhe një shok i Mateos. Ça të them unë i shkreti nuk flas dot.  Ata kishin një rezistencë që gatuanin dhe them se mos ajo e ka shkaktuar!”

Nga ana tjetër, ka dyshime edhe për një viktimë të tretë, që mund të jetë shoku i Mateo Vangjelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat