Shkrumbohen 4 shtëpi në Muzakaj të Beratit, vdesin babë e bir, dyshohet për një të tretë

Shqipëria

Shkrumbohen 4 shtëpi në Muzakaj të Beratit, vdesin babë e bir, dyshohet për një të tretë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit.

Raportohet se babë e bir kanë humbur jetën.

Mësohet se zjarri ka nisur në njërën prej shtëpive në pronësi të Xhovan Vangjeli, ku si pasojë flakët janë përhapur në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit.

“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, teksa po bëhet i mundur edhe nxjerrja e trupave të pajetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat