Ndërkohë që kanë mbetur shumë pak orë nga afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhje, mësohet se PS po bën "rregullimet" e fundit.
Burimet pranë sëlisë, bëjnë me dije se dy kryebashkiakë socialistë kanë dhënë dorëheqjen pasi do të jenë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Bëhet fjalë për Dritan Lelin në Vlorë dhe Dionis Ymerajn në Dibër.
Në vendin e Lelit në Bashkinë e Vlorës pritet të komandohet Afrim Qëndro, i ciki aktualisht mban pozitat e nënkryetarit, dhe është një nga personat e besuar të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri.
Mësohet se PS ka vendosur që drejtuesit politik të qarqeve të jenë në zonën e rrezikut në lista, që do të thotë se do vendosen në vendet e fundit, që mendohen si objektivat e partisë.