Rama ironizon opozitën: Monika mban lidhur Lulin, ne nuk jemi koalicion KÇK

Shqipëria

Rama ironizon opozitën: Monika mban lidhur Lulin, ne nuk jemi koalicion KÇK

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën online, “Rruga drejt 25 prillit”.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të opozitës.

“Ne kemi një program pune, një plan veprimi, sepse ne jemi qeveria dhe ajo që ne kemi për detyrë, është të themi qartë atë që do bëjmë dhe të bëjmë atë që themi.

Ne nuk jemi një koalicion kap ça të kapësh. KÇK fiton, Shqipëria humbet, që nga Luli, te Monika që lufton të mbajë Lulin lidhur për hir të Ilirit dhe Saliut që duan të kapin pushtetin me duart e Lulit”, ironizoi kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat