“Edi Rama dështoi”, Tabaku: Për të pasur sukses duhet ndërruar qeveria

Shqipëria

“Edi Rama dështoi”, Tabaku: Për të pasur sukses duhet ndërruar qeveria

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:38
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka drejtuar gishtin drejt kryeministrit Edi Rama, teksa ka thënë se ka dështuar në qeverisjen e vendit.

Tabaku ka vijuar më tej teksa shton se nëse duem të kemi sukses, atëherë duhet ndërruar qeveria, sepse sipas saj Rama është problemi.

“Edi Rama që ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju.

Pagat duhet të jenë më e larta.

Shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.

Ju meritoni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj.

Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin jashtë. 

Për të patur sukses, ne duhet të ndërrojmë qeverinë, sepse me Ramën kemi ngelur në vendnumëro për 8 vite.

Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është poshtë tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe pa larguar atë, nuk do të ketë ndryshim”, ka thënë Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat