“Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë”, Duka i përgjigjet Ramës

Shqipëria

“Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë”, Duka i përgjigjet Ramës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:39
Agron Duka

Kreu i PAA-së Agron Duka iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama sot në lidhje me vezët duke theksuar se kreut të qeverisë i kishin pëlqyer me parë “vezët e tij, deri sa hëngri gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan Non Grata”, duke sulmuar kështu Dakon.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.

Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.

Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.

Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….,” shkruan Duka në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat