Agron Duka reagon ndaj Ramës: Robo dikur vezët e mia i pëlqeje, kemi pasur dikur një...

Shqipëria

Agron Duka reagon ndaj Ramës: Robo dikur vezët e mia i pëlqeje, kemi pasur dikur një...

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:00
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka i është kundërpërgjigjur akuzave të kryesocialistit Edi Rama të lëshuara në adresë të tij,

Ai në një status në rrjetet sociale shkruan se dikur vezët e tij i kishin pëlqyer derisa hëngri gjellën e prishur të Vangjush Dakos.

"O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një " R " tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton....", shprehet Duka.

Por Duka nuk është ndaluar me kaq madje ka mbajtur edhe një status tjetër duke e sulmuar ashpër kryeministrin Rama. "Kena pas dikur nji qen bastard. E gjetëm klysh, të palarë e të uritur. Loznim e përkëdhelnim dhe e ushqenim të gjithë, se na dhimbsej. Erdhi një ditë që jo vetëm na lifte të gjithëve ne, por kur u plak, donte edhe me kafshu!!", shkruan Duka.

Më herët kreu i qeverisë duke iu referuar Agron Dukës, tha se ky i fundit e justifikon emrin e partisë me faktin që jeton me tagjinë e SHQUP-it.

“Agron Duka që do mbetet në historinë e estradave shqiptare, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori për asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ia justifikon emrin vetëm me faktin që ai jeton me tagjinë e SHQUP-it, në pritje që Luli ta ribëj pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrarës përfaqëson aq pula, zogj dhe vezë saqë për kotec i shkon vetëm ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat