Grida Duma takim në familjen që jeton në shtëpi të pasigurtë që pas tërmetit

Shqipëria

Grida Duma takim në familjen që jeton në shtëpi të pasigurtë që pas tërmetit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:34
Grida Duma

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma takoi sot një familje, banesa e të cilës është prekur nga tërmeti, dhe prej një viti e gjysmë, jeton në kushte aspak të favorshme, në një shtëpi të vjetër.

Teksa i tregonte tavanin që kishte rënë totalisht, kryefamiljari deklaroi se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetjeje, e shtoi edhe se janë urdhëruar mos të bëjnë asnjë ndërhyrje.

Grida Duma u kërkoi durim, dhe u premtoi se do ndjekin “ligjërisht personat përgjegjës” që nuk kanë shkuar te kjo familje.

Për më tepër, Duma premtoi se për një muaj shtëpinë e tyre do ta ndërtojnë nga e para.

“Ti ke një pronë shumë të bukur. Por, në shtet nuk ka vetëm njerëz normalë, ka edhe kriminelë. Është fat që ne po vijmë këtu, ta themi pa asnjë lloj problemi që do të mbrojmë pronën ty, sepse vetëm në Tiranë i shpërngulin dhe i çojnë andej-këtej.

Juridikisht ne do ta shohim se ku ka ngecur të paktën nga ana proceduriale. E dyta, ti nuk do e lëshosh shtëpinë. Nëse për një muaj ti do të rezistosh dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër të të ndihmojmë. Për një muaj ne do të bëjmë shtëpinë tënde. Mos firmos gjëra, me të cilat mund të të merret prona. Ti ke një shtëpi atje, e cila vetëm për turizëm sa vlen.”– u shpreh ndër të tjera Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat