Artan Fuga: Nuk ka ndere kot në politikë! Ja si e komenton akademiku kandidimin e Luljeta Bozos

Shqipëria

Artan Fuga: Nuk ka ndere kot në politikë! Ja si e komenton akademiku kandidimin e Luljeta Bozos

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:11
Edi Rama dhe Luljeta Bozo

Akademiku Artan Fuga ka komentuar përfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të PS të inxhinieres Luljeta Bozo.

Fuga thotë se në politikë ka funksionalizëm, dhe nuk ka ndere e simbole kot, pasi sipas tij “as Enveri nuk e mbante kot Bab Myslymin!”

“Kuptojeni politikën!

Kandidimi i zonjës Bozdo, ka si funksion parësor, që qysh në momentin e parë, për shkak të moshës së saj, Kuvendi i Shqipërisë, që do të mblidhet nja tetë muaj pasi të shpërndahet tani në mars, do të kontrollohet qysh në sekondën e parë nga krahu socialist. Pavarësisht se kush do të jetë shumica e atëhershme. Nuk ka ndere kot në politikë, as simbole kot, në politikë ka funksionalizëm, as Enveri nuk e mbante kot Bab Myslymin!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat