Depozitohen në KQZ listat e partisë ADR me në krye Edmond Stojkun

Shqipëria

Depozitohen në KQZ listat e partisë ADR me në krye Edmond Stojkun

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:31
Edmond Stojku

Partia Aleanca Demokratike e Re me në krye deputetin Edmond Stojku ka dorëzuar në KQZ listat me kandidatët për deputetë.

Edmond Stojku kryeson në listën e qarkut të Tiranës.

Koçi Tahiri është në krye të listës në Korçë.

Stefan Strazimiri kryeson në listën e Durrësit. Elbasani i është besuar Igli Xhurxhit. Në krye të listës në Berat është Rolenc Mato. Ludjano Hysi është në krye të listës së Gjirokastrës. Eduart Ndrocaj është në krye të listës në Lezhë. Ermal Bendo është vënë në krye të listës së Vlorës. Në krye të Fierit është Andi Turhanaj, kurse në krye të listës së Dibrës është Flamur Bulku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat