Rama “përcjell” nga PS Gjermenin dhe Hysin: Meqë donit t’ua linim rrugën të rinjve morëm brezin e ri, Najadën dhe Luljetën

Shqipëria

Rama “përcjell” nga PS Gjermenin dhe Hysin: Meqë donit t’ua linim rrugën të rinjve morëm brezin e ri, Najadën dhe Luljetën

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka shprehur sot mirënjohjen Eglantina Gjermenit dhe Vasilika Hysit, dy deputeteve të tërhequra nga lista e kandidateve të Partisë Socialiste.

Rama tha se dy deputetet ua kanë lënë radhën brezit të ri, Najada Çomos dhe Luljeta Bozos.

“Eglantina përpara 6 muaj, 8 muaj erdhi më takoi edhe më tha, dua mirëkuptimin tuaj që ti ndërroj edhe njëherë jetë, ndërrova njëherë kur erdha nga shoqëria civile në Parlament, tani dua ta ndërroj edhe njëherë sepse kam rini dhe fuqi për një eksperiencë tjetër.

Dua të jem ne rolin e njeriut që këshillon kur ia kërkojnë këshillat, dhe jo të jem në vijën e parë. Vasilika tha mu rritën kalamajtë, të gjithë kalamjtë janë gati të marrin stafetën, nga vajza ime Etilda te Klotilda, te djali i madh Toni e nuk e di. Me shumë mirënjohje dhe respekt… Meqë donit tua linit rrugën të rinjve dhe të rejave, morëm Najadën dhe Luljetën, që janë brezi më i ri. Besoj që nuk keni vërejtje!”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat