Vasilika Hysi zbulon prapaskenat e hyrjes në politikë: Më ra kati i dytë i PS mbi kokë!

Shqipëria

Vasilika Hysi zbulon prapaskenat e hyrjes në politikë: Më ra kati i dytë i PS mbi kokë!

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:06
Vasilika Hysi

Deputetja Vasilika Hysi e cila vendosi të mos ishte më pjesë e listave të PS-së për deputete zbuloi në prani të kryeministrit Rama, dhe kandidateve të reja Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, detaje nga momentet e para të përfshirjes së saj në politikë.

Hysi tha se fillimisht nuk dëshironte të ishte pjesë e politikës aktive, por pas këmbënguljes së kreut të PS iu bashkua skuadrës së socialistëve.

“Do doja të falënderoja sinqerisht gjithë mbështetësit e PS. Meqenëse dr. Najda tha se si më duket këtu. Doktoresh Najada, kur kam hyrë unë për të plotësuar formularin më ra kati i dytë i PS mbi kokë. Është më se normale të kesh këto emocione. Por është gjithë mundësia për të bërë më të mirën. Kur ka rënë telefoni atë ditë lexoj Edi Rama, bobo thashë. Do reagoj për një deklaratë që unë kisha bërë. Atë ditë kishim fituar një gjyq në Gjykatë Kushtetuese. Po pija kafe në Bllok.

Dhe kur tha për një kafe, epo mirë kafe. Dhe tha: Do të marr, do bëhesh pjesë e skuadrës. Dhe meqë lufton kaq shumë, mirë është të luftosh brenda dhe të realizosh ato gjëra që duhen bërë.

-U çudita, por që nga ajo ditë nuk kam qenë fare e qetë. E gjitha bota e ëndrrave të mia jashtë politike më ra dhe thashë: Inshallah nuk më merr më në telefon. Dhe meqë bashkëshorti ka punuar me mediat, i merrja këshilla si ta refuzoja, po pa shkaktuar lëndim, dhe këmbënguli fort dhe më morët. Ajo që mua më ka mbetur në mendje është që më tha, mirë është që të mos ndryshosh, të jesh kjo që je”, u shpreh Hysi.

Po sot u tërhoq nga lista e kandidateve të PS-së edhe Eglantina Gjermeni, e cila ka shërbyer si Ministre e Zhvillimit Urban gjatë mandatit të parë të Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat