Sulmi i Ramës/ Dule i kujton fjalimin: Kë duhet të besojmë kllounin e sabahut apo të akshamit?

Shqipëria

Sulmi i Ramës/ Dule i kujton fjalimin: Kë duhet të besojmë kllounin e sabahut apo të akshamit?

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:39
Edi Rama

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i është përgjigjur sulmeve të ulëta që Edi Rama bëri sot ndaj tij, me një fjalim po të Ramës në vitin 2012 kur ishte në opozitë, kur vlerësonte Dulen.

Vangjel Dule ndërsa rikthen në vëmendjen fjalimin e Ramës në fund pyet: Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e sabahut, apo atë të akshamit?

‘Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të sabahut të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20-të të PBDNJ - së, 31/03/2012 :

E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptare ...

Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira  dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri.

Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë.

Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij....

Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e sabahut, apo atë të akshamit?

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat