Rama kandidon ‘senatorët’ në zonën e zjarrit, ja emrat e panjohur që do i prijnë listave në qarqe

Shqipëria

Rama kandidon ‘senatorët’ në zonën e zjarrit, ja emrat e panjohur që do i prijnë listave në qarqe

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:23
Edi Rama

Në konferencën për shtyp që po mban në këto momentet, kryeministri Edi Rama ka fillua të prezantojë edhe emrat e parë që do ti prijnë listave të kandidatëve. Ashtu siç e tha edhe vetë, në këto zgjedhje do të ketë një përmbysje të rendit të listave, ku ata që quhen bigët e listës duhet të kandidojnë në zonën e zjarrit, ndërkohë që në krye ka vendosur të ketë njerëz që nuk kanë lidhje me politike.

Kështu në Shkodër listës së PS do ti prijë Edona Bilali, një emër I panjohur që vjen nga fusha e biznesit.

Në Vlorë listës do ti prijë, Pranvera Selmanaj, një tjetër emër që nuk thotë asgjë në politikën e ditës.

Në Dibër do ti prijë listës Lavdrim Krashi.

Greta Dyraku në Kukës.

Në Tiranë listës do i prijnë listës Lujeta Bozo dhe Najada Como.

Erion Braçe ne Fier.

Evis Kushi në Elbasan.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

Lindita Nikolla në Lezhë.

Milva Ekonomi në Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat