Rama pyetet për lënien jashtë listave për deputetë të Ditmir Bushatit. Çfarë thotë për refuzimin e Dritan Lelit

Shqipëria

Rama pyetet për lënien jashtë listave për deputetë të Ditmir Bushatit. Çfarë thotë për refuzimin e Dritan Lelit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pyetur për lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, preferoi të jepte një përgjigje të përgjithshme.

Sipas tij, PS është skuadër shumë më e madhe se kaq.

“Në këtë betejë ‘Ylli’ është skuadra dhe unë flas për skuadrën, jo për individë. Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve. Besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë. Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”- theksoi ai.

Rama pranoi publikisht faktin se i kishte kërkuar kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në Qarkun e Vlorës.

Gjatë një konference nga PS-ja, Rama tha se “me të dhe pa të”, Partia Socialiste do të arrinte objektivat në Vlorë.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Nuk ka fare rëndësi çfarë ka menduar njëri dhe çfarë ka menduar tjetri. Është e vërtetë që i kam propozuar të jetë pjesë e skuadrës. Nuk e ka parë të arsyeshme. Është zgjedhja e tij. Me të pa të, skuadra jonë do të realizojë objektivin bazë në Vlorë dhe do të shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje”- theksoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat