‘Një shoqëri që edukon barazinë gjinore, korr suksese të mëdha’/ Këlliçi me zonjat për 8-mars

Shqipëria

‘Një shoqëri që edukon barazinë gjinore, korr suksese të mëdha’/ Këlliçi me zonjat për 8-mars

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:36
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka uruar 8-marsin, së bashku me zonjat e njësisë 6.

‘Rastet e dhunës në familje u shtuan ndjeshëm gjatë pandemisë. Feminicidi në rritje na turpëron si shoqëri. Nuk janë burra ata që keqtrajtojnë zonjat, nënat, motrat dhe bijat e tyre! Nuk ka burrni në trajtimin nënçmues ndaj kolegeve në vendin e punës!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këllçit:

Rastet e dhunës në familje u shtuan ndjeshëm gjatë pandemisë. Feminicidi në rritje na turpëron si shoqëri.

Nuk janë burra ata që keqtrajtojnë zonjat, nënat, motrat dhe bijat e tyre! Nuk ka burrni në trajtimin nënçmues ndaj kolegeve në vendin e punës!

Për të njëjtën punë, gratë paguhen më pak se burrat. Kjo duhet të ndryshojë! Një shoqëri që edukon barazinë gjinore, korr suksese të mëdha.

Uroj nga zemra ditë më të mira për zonjat dhe vajzat shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat