Basha mbledh kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputetë të PD në 12 qarqe

Shqipëria

Basha mbledh kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputetë të PD në 12 qarqe

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:43
Selia e PD

Kanë mbetur vetëm pak orë para se të skadojë afati për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë janë zbuluar emrat e parë në listën e PD. Kemi analistin Agron Gjekmarkaj, i cili është vendosur për të kandiduar në Lezhë, shkrimtarja Flutura Açka propozohet të kandidojë në qarkun e Elbasanit. Po ashtu, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e cila pritet të kandidojë në Vlorë e po ashtu Kukësi do të duhet të fitohet përmes dy kandidatëve, Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.

Po ashtu, janë bërë publikë pjesa më e madhe e kandidatëve të PD, 19 drejtuesit politikë në të gjithë vendit dhe kanë nisur fushatën dhe punën në degët e tyre përkatëse.

Në listën e Tiranës, PD synon të fitojë 36 mandate dhe pritet që të jetë lista e kryetarëve. Aty pritet të kandidojë Lulzim Basha, Sali Berisha po ashtu aleatët si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Xhemal Gjunkshi është caktuar si koordinator për sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat