Kush janë emrat e parë në listën e PS në Korçë, Kukës, Dibër, Tiranë e Berat

Shqipëria

Kush janë emrat e parë në listën e PS në Korçë, Kukës, Dibër, Tiranë e Berat

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:54
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se emrat e parë në listën e kandidatëve të PS për deputetë do të jenë emra të rinj. Ai ka prezantuar të parët në Shkodër, Vlorë, Korçë, Kukës e Dibër.

Greta Duraku, e para në Kukës. Është një vajzë e angazhuar prej vitesh në sektorin privat.

Eni Zake, e para në Korçë, administratore e universitetit të Korçës, pedagoge për shumë vite, anëtare e këshillit bashkiak, me shumë aktivitet komunitar.

Lavdrim Krashi, i pari në Dibër, një emigrant profesionist. Prej vitit 1994 ka emigruar në Britaninë e Madhe. Është i njohur dhe i respektuar nga komuniteti dibran në Londër por dhe nga komuniteti dibran në përgjithësi, i përkushtuar ndaj njerëzve, me një rrugëtim mbresëlënës që e ka çuar në nivelin e nëpunësit publik në Bashkinë e Londrës. Është një mesazh jo vetëm për komunitetin dibran, por dhe gjithë komunitetin e madh të shqiptarëve emigrantë dhe një ilustrim konkret, i përpjekjes për ta çuar në nivel tjetër punën tonë dhe marrëdhëniet me emigrantët pasi kemi hedhur një bazë goxha të mirë”, prezantoi Rama.

Listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës do ta udhëheqin dy simbolet e situatave të vështira që kaloi Shqipëria me tërmetin dhe koronavirusin, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

“Pensionistët për herë të parë do të kenë deputetin e tyre, gjyshet të ndihen të përfaqësuara dhe për herë të parë të mos kenë të tjerë që flasin për ta por një prej tyre që i përfaqëson dhe është një mesazh i bindjes sime se nuk është  mosha, që sjell të renë” tha ai.

Në Berat do të jetë Hatixhe Konomi, aktualisht nënkryetare bashkie në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat