Dorëzimi i listave në orët e fundit/ Bushati: Ka ish ministra që u dridhet zemra

Shqipëria

Dorëzimi i listave në orët e fundit/ Bushati: Ka ish ministra që u dridhet zemra

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:53
Foto

Analisti Andi Bushati ka komentuar faktin që partitë politike nuk i kanë dorëzuar ende listat me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar një detaj në lidhje me ish ministrat.

Bushati nuk përmendi emra por theksoi se ka disa prej tyre që u dridhet zemra se nuk e dinë cfarë fati do të kenë pasi janë në dorën e kryetarëve.

Bushati: Këto lista, pavarësisht se afati i ligjit i do sot, qytetarët duhet t’i kishte një muaj përpara. Duhet të kishte debat publik për këtë. Çojnë zarfet dhe na thonë këtë çorbë keni, këtë merrni.

Mazniku: Për sa kohë ligji thotë që forcat politike do jenë deri në këtë afat. Secili prej nesh që ka qenë student, e di që deri në momentin e fundit do jesh duke lexuar.

Bushati: Është e shëmtuar. Kjo është si të përgatisësh kopjet. Kam emra të ish ministrave që u dridhet zemra nuk e dinë se çfarë fati do rezervohet për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat