Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve/ Kreu i KQZ: Ka filluar verifikimi

Shqipëria

Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve/ Kreu i KQZ: Ka filluar verifikimi

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:57
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bën me dije se një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, KQZ ka nisur verifikimin e dokumenteve.

 “Kanë depozituar lista shumemërore subjektet zgjedhore: LSI; LRE; LN; ADR; PLDSH; PNTH; PBK; PBD; koalicioni “Aleanca – AL”; koalicioni “ABEOK”; PSD; PS; koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim .

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit.

Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve”, shkruan Celibashi në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat