Vështirësitë e biznesit në Librazhd/ Bardhi: Kush s’ka lidhje me Ballën, nuk punon

Shqipëria

Vështirësitë e biznesit në Librazhd/ Bardhi: Kush s’ka lidhje me Ballën, nuk punon

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:10
Gazment Bardhi

Ardian Koxha ka në Librazhd një biznes të përpunimit të drurit, dhe është në kufijtë e mbijetesës. Lëndën e parë e merr ne Greqi dhe kalon përmes shumë andrallave e kostove.

Kjo sepse druri në Librazhd, është tashmë një monopol dhe ai nuk ka lidhjet e duhura.

Ardiani ka pasur 20 punëtorë, mirëpo tashmë ka vetëm 5.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi thotë se kjo gjendje e padurueshme do të ndryshojë me 25 prill

‘Ky është një problem në Librazhd e kudo. E ka përqendruar ekonominë në 3 duar dhe gjithë të tjerët i ka çu në falimentim. Do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Librazhd, do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Përrenjas, në Elbasan, do duhet të ndash biznesin me Taulant Ballën që të kesh mundësi me punu sot’, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik tha se me ndryshimin që do vijë me 25 prill, qeveria jo vetëm do jetë në krah të sipërmarrjeve, do lehtësojë e mbështesë biznesin, por do ta çlirojë ekononimë e tregun nga kapje si këto.

Nazime Poçi, që punon në këtë firmë dhe mban familjen, është mirënjohëse për këtë mundësi po tregon vështirësitë që kalon pronari.

Duke bashkëbiseduar me të, Bardhi thotë se nga trysnia, dhe keqqeverisja e abuzimi me tatimorë, taksa e tarifa të larta, pronari nuk ka mundësi të shtojë vendet e punës, të rrisë pagat apo të përmirësojë kushtet për ta.

‘Kjo do të ndryshojë me 25 prill’, deklaroi Bardhi.

‘Ka 8 vite që shtyp dhe falimenton bizneset dhe njerëzit, tani thotë dua prapë edhe më shumë vite për Shqipërinë. Po pse nuk bëre asgjë për 8 vite, tani dashke edhe 4 të tjerë. Me 25 prill, të gjithë bashkë, tek kutia e votimit sjellim ndryshimin. Me qeverinë që do vijë, do bëjmë ato gjëra që do të sjellin normalitet, që pronari juaj të rritet e të ketë më shumë para, që fëmijët tuaj të qëndrojnë këtu e të ndërtojnë jetën këtu’, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat