“Më duhet urgjent, të kërkojë sa të dojë”- Zbulohet skema, si mjeku merrte para për të bërë tamponë jashtë radhe

Shqipëria

“Më duhet urgjent, të kërkojë sa të dojë”- Zbulohet skema, si mjeku merrte para për të bërë tamponë jashtë radhe

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:22
Ilustrim

Niko Nika, mjek i Instituti të Higjienës në Tiranë, ka rënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

Mjeku dyshohet se bënte rolin e sekserit, ndërsa kontaktohej nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ja dërgonte Eda Myftari, punonjëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, për të bërë tamponë jashtë radhe.

Ndërkohë, “Report Tv” ka zbardhur edhe një pjesë të përgjimeve të mjekut Nika, i cili ndërhynte te mjekët e tjerë për të bërë tamponë jashtë radhe, në këmbim të parave.

Në datë 18 qershor është regjistruar një telefonatë, ku një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente.

Përgjimet:

Gentian Qesku: "Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente ... me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e dua urgjent ... Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti çoj personin dhe te hyj. Si i bohet?

Niko Nika: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty

Niko Nika telefonon Eda Myftarin

Niko Nika: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bëjmë dot nesër, dhe sa t’i them.

Eda: Po bëhet pra, se ti e di shumë mirë që bëhet, ca më pyet kot ... ik tani flasim nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat