'Vlora, surpriza më e madhe për rezultatin historik që do të marrë PD-ja'

Shqipëria

'Vlora, surpriza më e madhe për rezultatin historik që do të marrë PD-ja'

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:39
Ina Zhupa

"Qarku i Vlorës do të jetë surpriza më e madhe për rezultatin historik që do të marrë PD-ja" - shprehu bindjen sot, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila kandidon për herë të parë si deputete dhe e dyta në listën e Vlorës.

Në shënimin e saj në Fb, Zhupa shkroi: "Përgjegjësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm të përfaqësoj qarkun Vlorë si numri 2 në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar. Falenderoj anëtarësinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar të PD, dhe Kryesinë e partisë për votëbesimin e dhënë.

Faleminderit kryetarit të PD Lulzim Basha që ka besuar gjithmonë tek unë dhe më ka dhënë mundësinë të jem 8 vjet pjesë e ekipit të tij në opozitë duke mbrojtur çdo ditë interesat e qytetarëve. Tani më jep besimin për të qënë pjesë e skuadrës fituese të mazhorancës qeverisëse pas 25 prillit, pikërisht në qarkun e gjakut tim, të zemrës time si bijë labërie.

Qarku Vlorë do jetë surpriza më e madhe për rezultatit historik që do marr PD. Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë do jetë një përbashkim qytetarësh rreth vlerave, rreth ekipit tonë përfaqësues, rreth planit tonë konkret dhe angazhimeve të marra në programin tonë.  Të gjithë do fitojmë më 25 prill, çdo qytetar dhe çdo familje do fitojë, vetëm Edi Rama do humbë. Rama do humbë dyfishin në Vlorë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat