Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohet çifti i bashkëshortëve

Shqipëria

Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohet çifti i bashkëshortëve

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi këtë të martë një çift bashkëshortësh.

Ata kishin përshtatur shtëpinë e tyre për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, efektivët gjetën 3.6 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Çifti i bashkëshortëve janë shtetasit me iniciale K. Z., 34 vjeç dhe A. Z.(D.), 31 vjeçe, banues në Vorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat