Mjeku i njohur: Masha politike me aftësi të kufizuara mjekësore, qenka shpërblyer me një vend si deputete

Shqipëria

Mjeku i njohur: Masha politike me aftësi të kufizuara mjekësore, qenka shpërblyer me një vend si deputete

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:07
Ajet Gega

Mjeku shqiptar Ajet Gega, i cili ka mbaruar në Yale University, një nga 5 universitetet më prestigjioze në botë, shkruan i revoltuar se industria mafioze e Covid-19 vazhdon të rrjepë shqiptarët.

Me një status në Facebook, Gega shkruan se ‘promovuesja kryesore e recetave 9-medikamentëshe që vazhdojnë të dëmtojnë shqiptaret si nga shëndeti ashtu edhe nga xhepat, masha politike me njohuri profesionale tepër të kufizuara, qenka shpërblyer me një vend si deputete!’.

Reagimi i plotë i mjekut Ajet Gega:

Industria mafioze e COVID19 në Shqipëri vazhdon të vegjetojë lirshëm, e promovuar nga sistemi i krimbur dhe i pashkolluar shëndetësor, shtetëror dhe privat.

Me mijëra analiza gjaku të panevojshme, me qindra skaner pa indikacion, me mijëra doza antibiotike me spektrum të ngushtë dhe të gjerë, steroide, antikoagulante, medikamente fantazme ‘antivirale’, vitamina e minerale, medikamente të tjera pa indikacion, vazhdojnë të varfërojnë xhepat dhe dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve, të cilët të frikësuar nga virusi i rëndë dhe të tmerruar nga gogoli i spitaleve makabër, shantazhohen që të paguajnë me qindra dollarë në këtë sistem mafioz, që në vetvete është mashtrim më i madh edhe se firmat piramidale.

Promovuesja kryesore e recetave 9-medikamentëshe që vazhdojnë të dëmtojnë shqiptaret si nga shëndeti ashtu edhe nga xhepat, masha politike me njohuri profesionale tepër të kufizuara, qenka shpërblyer me një vend si deputete!

Nuk besoj qe është surprize kjo që ndodhi, në një vend ku dështimi shitet si sukses, mediokriteti dhe injoranca si heroizëm dhe vjedhja si përkujdesje.

Por gjithë këta muaj prisja që të paktën njerëzit që kanë pesë pare tru, ose ata që janë të sinqertë për të bërë opozitë të ishin marrë me zonjën në fjalë, si dhe shokët e saj të mirënjohur, ose kolegët e saj anonimë kudo në Shqipëri, që vazhdojnë të zhvasin shqiptarët masivisht.

Sinqerisht e kam shumë të vështirë të kuptoj se ku mbarojnë injoranca dhe padituria dhe ku fillon ligësia dhe hajdutëria.

Image
Sms
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat