Kërkesa e PR-së për tubimet elektorale/ Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Fatmir Mediut, detyrohet Komiteti Teknik që…

Shqipëria

Kërkesa e PR-së për tubimet elektorale/ Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Fatmir Mediut, detyrohet Komiteti Teknik që…

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu që të mos ndalen tubimet elektorale.

Kushtetuesja detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin  e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses.

Sjellim në vëmendje që Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale.

Kreu i PR Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë dorëzimit të padisë se Edi Rama po tenton të karantinojë opozitën.

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që Parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët”, është shprehur Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat