Ultimatumi amerikan, paralajmëron Ngjela: Rama dhe Basha ikin të dy nëse del lista me...

Shqipëria

Ultimatumi amerikan, paralajmëron Ngjela: Rama dhe Basha ikin të dy nëse del lista me...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:42
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se në listat e PD dhe PS mund të ketë persona të inkriminuar. Në një lidhje me OPEN në Top Channel, Ngjela paralajmëroi se nëse nuk është zbatuar ultimatum amerikan, Basha dhe Rama do të largohen.

“Po doli listë që nuk i kanë hequr personat e inkriminuar nuk do t’i kenë kryetarë as njërin dhe as tjetrin. Korrupsionin nuk e kam denoncuar unë, e ka denoncuar politika e lartë amerikane. Ambasadorja amerikane tha, hiqni të inkriminuarit. Në rast se del një listë me të inkriminuar, çfarë ndodh? Ikin të dy.”, tha Ngjela.

Ngjela tha se Rama nuk ka fituar asnjë betejë në partine e tij, pasi nuk ka demokraci të brendshme, ndërsa për Basha u shpreh se është i humbur.

“Basha është në gjendje të rëndë. Është i humbur, pse flisni për të humburin. Ka bërë gabime trashanike. Duhet të ndryshojë statusin. Ky takon njerëzit, i pyet “sa e ke rrogën” “kur hëngrë””, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat